Njoftim për investitorët e Eurizon Fund dhe Eurizon Manager Selection Fund, të gjitha subjektet e investimeve kolektive të themeluara sipas ligjit të Luksemburgut (“Fondet”)
12.11.2025
Me këtë investitorët njoftohen se, si pjesë e një projekti më të gjerë riorganizimi të Divizioneve të Menaxhimit të Pasurisë të Grupit Intesa Sanpaolo, që synon thjeshtëzimin e strukturës administrative dhe ligjore të të ashtuquajturave “fabrika produktesh”, Eurizon Capital S.A., shoqëri e caktuar për menaxhimin e fondeve, do të bashkohet në mënyrë të pjesshme me shoqërinë mëmë të saj Eurizon Capital SGR S.p.A. (“Bashkimi Ndërkufitar”), me anë të inkorporimit në datën 01 dhjetor 2025 (“Data e bashkimit”). Eurizon Capital SGR S.p.A. është një shoqëri aksionare me bazë në Itali (società per azioni), me zyrë të regjistruar në Via Melchiorre Gioia, 22, I-20124 Milano dhe e regjistruar në Regjistrin e Shoqërive të Milanos me numrin 04550250015. Eurizon Capital SGR S.p.A. administrohet nga ligjet italiane dhe rregullohet nga Banka e Italisë (Banca d’Italia). Eurizon Capital SGR S.p.A. është e regjistruar në Itali në Regjistrin e Shoqërive të Menaxhimit të Aseteve (Albo delle Società di Gestione del Risparmio) me numrin 3 në seksionin e Menaxherëve të UCITS dhe me numrin 2 në seksionin e Menaxherëve të AIF.
Nga data e bashkimit, Eurizon Capital SGR S.p.A. do të veprojë në Luksemburg përmes një dege të sapohapur, Eurizon Capital SGR S.p.A. - Luxembourg Branch, në të cilën do të transferohen të gjitha burimet njerëzore, strukturat operacionale dhe teknike që ndodhen aktualisht në Eurizon Capital S.A. Në datën e bashkimit, Eurizon Capital SGR S.p.A., duke vepruar përmes Eurizon Capital SGR S.p.A. - Luxembourg Branch, do të bëhet shoqëri e caktuar për menaxhimin e fondeve.
Bashkimi ndërkufitar nuk do të sjellë ndonjë ndryshim në karakteristikat e fondeve (qëllimin e investimit, politikën e investimit, strategjinë, klasifikimin sipas SFDR-së, ofruesit e emëruar, etj.) dhe nuk do të ketë asnjë rritje të tarifave apo kostove që do të përballohen nga investitorët e fondeve. Lidhur me bashkimin ndërkufitar nuk do të ketë asnjë kosto nga investitorët e fondeve.
Bashkimi ndërkufitar do të pasqyrohet në dokumentacionin e ofertës së fondeve, në datën 01 dhjetor 2025, si dhe në rregulloret e menaxhimit të fondeve. Këto dokumente do të jenë të disponueshme pa kosto në zyrën e Eurizon Capital SGR S.p.A. - Luxembourg Branch, në faqen e vet të internetit www.eurizoncapital.com, në zyrën e regjistruar të Bankës Depozitare, si edhe në zyrat e regjistruara të agjentëve të shpërndarjes.