• No Suggestions Result

Intesa Sanpaolo, e para midis bankave Evropiane

"Institutional Investor" rendit Intesa Sanpaolo të parën midis bankave Evropiane

Intesa Sanpaolo renditet e para në mesin e bankave evropiane dhe është kompania më e mirë italiane në renditjen e "Institutional Investitor" për vitin 2021 për marrëdhëniet me analistët financiarë dhe investitorët institucionalë, si dhe për aspektet e ESG. 

Për vitin 2021, "Institutional Investitor" i dha Grupit Intesa Sanpaolo:
• Intesa Sanpaolo: banka më e mirë evropiane dhe kompania më e mirë italiane për marrëdhënie me analistë financiarë dhe investitorë institucionalë dhe për aspektet e ESG

• Carlo Messina: konfirmohet si CEO më ​​i mirë në mesin e bankave evropiane

• Stefano Del Punta: konfirmuar si CFO më i mirë

• Marco Delfrate: konfirmuar si profesionisti më i mirë i marrëdhënieve me investitorët.

Çmimet e caktuara nga "Institutional Investitor" dëshmojnë vlerësimin e fortë të komunitetit të investitorëve ndërkombëtarë për Grupin Intesa Sanpaolo si në aspektin e vëmendjes së madhe që Banka i kushton çështjeve të ESG ashtu edhe cilësisë së CEO dhe ekipit menaxhues. Këto çmime bazohen në rezultatet e një sondazhi të gjerë të kryer mes afërsisht 2,000 analistëve financiarë dhe investitorëve institucionalë, që përfaqësojnë mbi 900 kompani.

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0