Intesa Sanpaolo Bank Albania

financon parkun më të madh fotovoltaik në Ballkanin Perëndimor me 17.86 Milionë Euro!

Intesa Sanpaolo Bank Albania ishte pjesë e ekipit të huadhënësve që financoi ndërtimin e Karavasta Solar, një park fotovoltaik 140 MW (parku energjitik më i madh diellor në Ballkanin Perëndimor) me një disbursim në vlerën 17.86 Milionë Euro.

Intesa Sanpaolo Bank Albania ishte pjesë e kredisë sindikale në mbështetje të realizimit të projektit më të rëndësishëm deri më sot në fushën e energjive të rinovueshme në Shqipëri.

Finalizimi i suksesshëm i financimit është rezultat i sinergjive të zhvilluara brenda Grupit Intesa Sanpaolo në fusha të tilla si zhvillimi i qëndrueshëm, ekspertiza lokale dhe ndërkombëtare e financimit të projekteve, të harmonizuara me produkte dhe shërbime financiare të specializuara si financimi i projekteve të rinovueshme dhe instrumentet e mbrojtjes së rrezikut.

Intesa Sanpaolo Bank Albania rikonfirmon edhe një herë angazhimin proaktiv në mbështetjen, financimin dhe nxitjen e rritjes ekonomike të vendit, në përputhje me planin e biznesit të Grupit Intesa Sanpaolo për 2022-2025.

“Produktet e specializuara financiare të qëndrueshme janë një pjesë e integruar e katalogut të produkteve të Divizionit të Korporatave dhe SME-ve të Intesa Sanpaolo Bank Albania, të ofruara në të gjitha segmentet e klientëve të biznesit të cilëve u shërbejmë me krenari. Këto produkte synojnë të mbështesin tranzicionin e qetë dhe të sigurt të bizneseve ndërkombëtare dhe vendore drejt një ekonomie të qëndrueshme, të gjelbër dhe rrethore.”

Alessandro Grillo, Drejtues i Divizionit të Korporatave dhe SME-ve

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0