07.02.2024
Deklaratë për shtyp
Alessandro D'Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv
Marrëveshja e financimit e nënshkruar ndërmjet CDP-së dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania përfaqëson një hap shumë të rëndësishëm në rrugën drejt forcimit të mëtejshëm të pranisë së sipërmarrjeve italiane në Shqipëri dhe një konfirmim të përkushtimit të përbashkët për rritjen e qëndrueshme ekonomike të vendit. Jemi krenarë që Intesa Sanpaolo Bank Albania është partneri strategjik i CDP-së në këtë nismë të re.
Intesa Sanpaolo Bank Albania është e vetmja bankë italiane e pranishme në vend dhe një lider për një kohë të gjatë në tregun shqiptar, duke ofruar produkte dhe shërbime inovatore për bizneset dhe klientët e saj individë dhe mbështetje të fortë për zhvillimin e sektorëve kyç të ekonomisë vendase.
Intesa Sanpaolo Bank Albania nën drejtimin dhe koordinimin e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filiale të Grupit Intesa Sanpaolo (ISBD) - e drejtuar nga z. Marco Elio Rottigni - luan një rol të rëndësishëm në forcimin e marrëdhënieve tregtare dhe të biznesit midis Shqipërisë dhe Italisë, duke i ofruar bizneseve shqiptare akses të pakrahasueshëm në tregun italian, duke mundësuar veprimtarinë tregtare mes dy vendeve dhe duke inkurajuar bashkëpunimin mes sipërmarrjeve që operojnë në të dy vendet.
Italia është partneri kryesor tregtar i Shqipërisë dhe investitori i huaj në vend me 2,500 biznese (ndërmarrje italiane dhe të përbashkëta italiane) që punësojnë drejtpërdrejt 50,000 njerëz. Sipas të dhënave të fundit të siguruara nga INSTAT, Italia ka një rol lider në tregun shqiptar si investitore në Industrinë e Prodhimit (35.4%), Industrinë e Ndërtimit (20.5%), në fushën e Shërbimeve të Akomodimit & atyre Ushqimore (11.8%) dhe Shërbime të tjera (28.1%). Sipërmarrjet italiane dhe ato të përbashkëta italiane kanë peshën kryesore të eksporteve të mallrave për sipërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta me 46,5%, dhe peshën kryesore të importeve të mallrave për sipërmarrjet e huaja dhe të përbashkëta me 35,7% në Shqipëri me tregtinë mes dy vendeve e cila mundëson 20% në PBB të Shqipërisë.
Italia ka krijuar platforma aktive të shoqatave të biznesit, duke përfshirë Confindustria Albania dhe Dhomën Italiane të Tregtisë në Shqipëri, me mbështetjen dhe koordinimin e fortë të Ambasadës Italiane dhe ICE (Agjencia e Tregtisë Italiane).
Grupi Intesa Sanpaolo dhe Intesa Sanpaolo Bank Albania ndajnë me CDP-në një vizion të përbashkët për një ekonomi të përparuar dhe të qëndrueshme shqiptare që ka gjetur një mundësi të re rritjeje në linjën e financimit të nënshkruar sot midis palëve, e para në serinë e planifikuar të partneriteteve tona. Krahas marrëveshjeve të tjera të bashkëpunimit me institucione të tjera ndërkombëtare, kjo mundësi financimi do të rrisë më tej kapacitetin tonë për të mbështetur iniciativat e gjelbra të segmenteve të NVM-ve dhe mikrobizneseve, si motor i rritjes ekonomike dhe punësimit për vendin, në përputhje me angazhimin tonë ndaj parimeve ESG (Qeverisja me Bazë Mjedisore dhe Sociale) dhe në linjë me strategjinë e Grupit tonë, siç dëshmohet edhe nga 25 milionë Euro kredi të disbursuara në financime ESG.
Me institucionet financiare dhe veprimet e përbashkëta që shihen si çelësi për avancimin e transformimit të gjelbër, dixhitalizimit, turizmit dhe agrobiznesit të qëndrueshëm, ne kemi besim se partneriteti ynë me CDP-në do të kontribuojë në krijimin e një ekonomie konkurruese, elastike dhe të qëndrueshme në Shqipëri dhe do të inkurajojë forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve tona.
Rreth Intesa Sanpaolo Bank Albania: Intesa Sanpaolo Bank Albania, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, është një bankë lider në vend e cila ofron shërbime bankare cilësore, zgjidhje financiare, produkte dhe shërbime inovative për klientët Korporatë, Institucionet dhe klientët me vlerë të lartë neto, klientët biznes i vogël dhe të mesëm, si dhe për klientët individë. Ne inkurajojmë një stil rritjeje që është i vëmendshëm ndaj rezultateve të qëndrueshme dhe krijimit të një procesi të bazuar në besimin që buron nga kënaqësia e klientëve dhe aksionerëve, një ndjenjë përkatësie nga ana e punonjësve tanë dhe monitorimi i ngushtë i nevojave të komunitetit vendas. Ne konkurrojmë në treg me parimin e lojës së ndershme dhe jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me subjekte të tjera ekonomike, publike dhe private, sa herë që është e nevojshme, duke forcuar kapacitetin e përgjithshëm për rritje në ekonomitë e vendeve ku ushtrojmë aktivitetin tonë. Intesa Sanpaolo Bank Albania ka një rrjet prej 35 degë në qytete të ndryshme të vendit dhe do të vazhdojë të zgjerohet në mënyrë strategjike duke ndjekur nga afër zhvillimin ekonomik të Shqipërisë.
Faqja zyrtare e internetit: www.intesasanpaolobank.al
Grupi Intesa Sanpaolo është grupi bankar kryesor në Itali duke u ofruar shërbimet e tij familjeve, bizneseve dhe ekonomisë reale – me një prezencë të rëndësishme dhe të madhe ndërkombëtare. Modeli i veçantë i biznesit të Intesa Sanpaolo e bën atë një lider në Europë për Menaxhimin dhe Mbrojtjen e Pasurive, si dhe për Këshillimin, duke u fokusuar shumë në zhvillimet dixhitale dhe fintech, veçanërisht me Isybank, bankën dixhitale të Grupit. Duke qenë një bankë efikase dhe elastike, ajo përfiton nga ndërmarrjet e saj të produkteve që zotëron për menaxhimin e aseteve dhe sigurimet. Angazhimi i fortë i Grupit ndaj ESG-s përfshin ofrimin e shumës prej 115 miliardë euro për kreditim deri në vitin 2025 për komunitetet dhe për tranzicionin e gjelbër, si dhe ofrimin e shumës prej 500 milionë euro si kontribut për mbështetjen e njerëzit në nevojë, duke e pozicionuar Grupin Intesa Sanpaolo si lider botëror për sa i përket ndikimit social. Intesa Sanpaolo është e angazhuar për emetim Zero deri në vitin 2030 për emetimet e veta dhe deri në vitin 2050 për portofolet e saj të huave dhe investimeve. Një mbrojtës i angazhuar i kulturës italiane, Intesa Sanpaolo ka krijuar rrjetin e saj të muzeve, Galleri d'Italia, për të prezantuar dhe ruajtur trashëgiminë artistike të bankës dhe si një vend për projekte kulturore prestigjioze.
Lajme: group.intesasanpaolo.com/en/newsroom/news
Twitter: twitter.com/intesasanpaolo
LinkedIn: linkedin.com/company/intesa-sanpaolo
Cassa Depositi e Prestiti (CDP) është një grup unik në peizazhin italian, duke kombinuar aftësitë financiare dhe industriale. CDP përdor aftësitë e saj për t'i shërbyer Italisë dhe vendeve të tjera ku operon, duke promovuar rritjen dhe punësimin, duke mbështetur inovacionin dhe konkurrencën e bizneseve, infrastrukturës dhe vendit. CDP është Institucioni Kombëtar Promovues Italian që nxit zhvillimin e Italisë, duke përdorur me përgjegjësi kursimet kombëtare për të mbështetur rritjen dhe nxitjen e punësimit, duke shfrytëzuar inovacionet, konkurrencën e biznesit, infrastrukturën dhe zhvillimin lokal. Nëpërmjet angazhimit të saj të përditshëm, CDP mbështet rritjen ekonomike dhe sociale të Italisë, duke kontribuar në arritjen e 17 Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm të Axhendës së Kombeve të Bashkuara 2030.