• No Suggestions Result

Tiranë, 5 Tetor, 2022 – Intesa Sanpaolo Bank Albania organizoi me sukses “Eventin e Biznesit” në ambjentet e hotel Rogner, Tiranë.

Ky event është i pari në serinë e “Eventeve të Biznesit’’, të cilat Banka planifikon të organizojë për bashkëpunëtorët dhe klientët e saj. Të ftuar në event ishin përfaqësues të BERZH, klientë të biznesit të vogël dhe të mesëm si dhe korporata, dhe përfaqësues të Bankës. Pjesëmarrësit u njohën me mundësi të shumta financimi për investimet e gjelbra, kryesisht për investimet për panelet fotovoltaike për vetëkonsum.  

Eventi u hap me fjalën përshëndetëse të z. Alessandro D’Oria, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Intesa Sanpaolo Bank Albania, i cili falenderoi pjesëmarrësit e pranishëm dhe vlerësoi bashkëpunimin e vazhdueshëm mes tyre dhe Bankës. Eventi vijoi me prezantimin nga znj. Dorina Peristeri, përfaqësuese e Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), për mundësitë e financimit të ofruara për bizneset vendase që kryejnë investime të qëndrueshme. Z. Alessandro Grillo, Drejtori i Divizionit të Korporatave dhe SME dhe znj. Klodiana Keçi-Piqani, Drejtore e Divizionit të Shitjeve për Individë dhe Bizneseve të Vogla, prezantuan produktet e ofruara nga Intesa Sanpaolo Bank Albania në përputhje me parimet mjedisore dhe sociale (ESG).

Intesa Sanpaolo Bank Albania theksoi përkushtimin ndaj këtyre parimeve nëpërmjet ofrimit të produkteve të cilat ndihmojë në mbrojtjen e mjedisit. I tillë është financimi për panelet fotovoltaike, një produkt me kushte konkurruese për zhvillimin e energjisë së rinovueshme. Z. Alban Zusi, aksioner i kompanive AZ Group dhe INCA, njëkohësisht njohës i çështjeve ekonomike, ofroi dëshminë e tij për investimin e kryer në panelet fotovoltaike nëpërmjet financimit nga Intesa Sanpaolo Bank Albania. Ai ndau me të ftuarit përshtypjet dhe kënaqësinë e tij mbi procesin e financimit, bashkëpunimin dhe kushtet preferenciale të produktit.

Në mbyllje, kompanitë tregtuese të materialeve elektrike dhe energisë së rinovueshme patën mundësi të prezantojnë produktet dhe shërbimet që ofrojnë tek të ftuarit. Përfaqësues të bizneseve të interesuar ndanë kontaktet dhe morën përgjigje mbi pyetjet të ndryshme. 

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0