• No Suggestions Result

Rritje e përdorimit të kartave si mjete pagese.

04.05.2018

Rritje e përdorimit të kartave si mjete pagese, 
Sfidat dhe Strategjitë e bazuara në inovacion dhe teknologji!

Intesa Sanpaolo Bank Albania, një kontribuese aktive në promovimin e përdorimit të pagesave me kartë përmes produkteve e shërbimeve të saj inovative dhe angazhimit të burimeve njerëzore të specializuara në struktura që ndërmarrin politika e veprime me interes të përbashkët.

Më 4 Maj 2018 u organizua nga AAB, Forumi i Kartave me temë: “Transformimi i Kartave dhe Pagesave drejt një ekonomie pa ‘Cash’.” Në fjalën e mirëseardhjes, Z. Silvio Pedrazzi, Kryetar i AAB-së dhe DPE i Intesa Sanpaolo Bank Albania falenderoi pjesëmarrësit dhe vuri në dukje rëndësinë e promovimit të përdorimit të kartave duke u shprehur se “Rritja e përdorimit të kartave të debitit dhe kreditit si instrumente pagesash është një kontribut i pazëvendësueshëm në luftën kundër informalitetit, lehtëson koston e qarkullimit të parave, pasi përfshin rrugën drejt një ekonomie pa ‘Cash’, duke mundësuar një paketë të plotë shërbimesh që u ofrohen klientëve dhe duke rritur sigurinë personale të individëve. Ne jemi të gjithë dëshmitarë të investimeve të shumta që bankat kanë ndërmarrë që prej 2004, në zhvillimin e produkteve të reja, krijimin e infrastruktures së duhur, dixhitalizimin e aktivitetit bankar dhe lehtësimin e shërbimit të klientit. Inovacioni i pagesave dhe Fin-Tech po e drejtojnë sistemin bankar drejt përdorimit të teknologjive më të fundit për të rritur qëndrueshmërinë dhe evoluimin pa kthim të modelit të biznesit drejt një gjenerate klientësh që është gjithmonë e më shumë dixhitale.” 

Forumi u përshendet gjithashtu nga znj. Elisabeta Gjoni, Zëvendësguvernatore e Parë e Bankës së Shqipërisë & Kryetare e Komitetit Kombëtar të Sistemit të Pagesave. Paneli i parë, moderuar nga z. Spiro Brumbulli, Sekretar i Përgjithshëm i AAB-së, u fokusua në situatën aktuale në tregun e pagesave me kartë dhe në identifikimin e arsyeve të përdorimit të kufizuar të kartave si mjet pagese në Shqipëri. Në të morrën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë, të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, të Shoqatës Greke të Bankave dhe të Organizatave të Pagesave VISA e MASTERCARD. 

Paneli i dytë i diksutimeve mbi “Mundësitë e rritjes së pagesave me Karta” u moderuar nga znj. Nevila Kovaci, Kryetare e Komitetit të Kartave, AAB dhe përfaqësuese e Biznesit të Kartave pranë Intesa Sanpaolo Bank Albania. Diskutimet u përqëndruan mbi mundësitë konkrete për rritjen e tregut të pagesave me kartë në Shqipëri; si të bëjmë të mundur ndryshimin e sjelljes së kartë mbajtësve dhe zgjerimin e kapacitetit të tyre të blerjes me kartë; bashkëpunimi ndërmjet institucioneve bankare dhe FINTECH për të rritur përdorimin e kartave dhe praktikat më të mira që mbulojnë të tre fushat e pranimit të pagesave në pikat tregtare të shitjes, në internet dhe celular. Në këtë panel morrën pjesë përfaqësues të bankave, të VISA e MASTERCARD, të FINTECH në Shqipëri dhe të Tregtarëve të shitjeve me pakicë. Në përmbyllje të panelit  Znj. Kovaci theksoi “Është momenti i duhur për të reflektuar mbi disa prej mundësive dhe hapësirave konkrete  për bashkëpunim me FinTech me qëllimin kryesor atë të rrtijes së pagesave me karta dhe rrjedhimisht reduktimit të ‘Cash’-it në ekonominë shqiptare.” 

Intesa Sanpaolo Bank Albania
PR & Marketing Communication Office,
Rr. "Ismail Qemali" No.27, Tirana, Albania
Tel.: +355 4 2 276 440 
media.relation@intesasanpaolobank.al

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0