07.11.2024
Ekonomia Detare në Shqipëri: Një sektor strategjik për vendin në perspektivën e Mesdheut titullohej aktiviteti i bashkëorganizuar nga Intesa Sanpaolo Bank Albania SHA dhe Shoqëria SRM, pjesë e Grupit Intesa Sanpaolo, e specializuar në kërkime në fushën ekonomike me fokus ekonominë detare dhe turizmin në të cilin u prezantua një studim unik mbi ekonominë detare. Aktivitetin e përshëndetën z. Alessandro D’Oria – Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe SH.T z. Fabrizio Bucci – Ambasador i Italisë në Shqipëri.
Studimi analizoi rolin e rëndësishëm të sektorit të ekonomisë detare duke sjellë një këndvështrim gjeostrategjik mbi mundësitë që i ofrohen Shqipërisë për të qenë një faktor i rëndësishëm ndërkombëtar në fushën e ekonomisë detare.
Prezantues të studimit: z. Massimo Deandreis – Drejtor i Përgjithshëm, SRM dhe z. Alessandro Panaro – Drejtor i Departamentit të Ekonomisë Detare dhe Energjisë, SRM.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të njiheshin me gjetjet e studimit dhe strategjitë e mundshme për zhvillimin e mëtejshëm të sektorit.
Përgjatë aktivitetit u organizua një panel me pjesëmarrjen e aktorëve të rëndësishëm që operojnë në fushën e ekonomisë detare të cilët sollën perspektivën e biznesit/institucionit të tyre në këtë aktivitet duke e pasuruar kështu konferencën me kontributin e tyre të çmuar.
Pjesëmarrës në panel ishin:
- Z. Alessandro Grillo, Drejtues i Divizionit të Korporatave & SME, Intesa Sanpaolo Bank Albania;
- Z. Genc Mataj Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, PELIKAN SHPK;
- Z. Ahmet Kastrati, Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv, Shoqëria e Menaxhimit Koncesionar të Portit të Durrësit MBM;
- Z. Donjet Zeneli, Drejtor i Departmentit të Financës, Autoriteti Portual Durrës.
Studimin e plotë e gjeni të publikuar më poshtë.