Hap llogari rrjedhëse dhe shpërblehu

Hap llogari rrjedhëse, kartë debiti dhe Digital Banking deri në 31 korrik 2026 dhe shpërblehu me 2,000 LEK në llogarinë tënde të re.

Zgjidh paketën që të përshtatet

Paketa për të rinjtë

Për të gjithë të rinjtë e moshës 18-25 vjeç

Paketa Young Adult

Je 25-35 vjeç? Përfito llogari bankare me kushte prefenciale!

Paketa për pagamarrës

Paketë e dedikuar për të gjithë klientët pagamarrës

Gjej degën më afër teje

Këshilluesit e klientit do të të ndihmojnë për të zgjedhur paketën më të përshtatshme për ty.

Kodi Promocional

Si të përfitosh 2,000 LEK?

Vizito degën më të afërt

Zgjidh paketën

Trego kodin promocional

Hap llogarinë dhe përfito 2,000 LEK

Rregullore e Fushatës Promocionale

1. Qëllimi i fushatës

Kjo fushatë promocionale ka për qëllim nxitjen e hapjes së llogarive/paketave bankare nga klientë të rinj, duke ofruar një shpërblim monetar për klientët që përmbushin kushtet e përcaktuara në këtë rregullore.

2. Periudha e fushatës

Fushata do të jetë e vlefshme nga data 18 Maj 2026 deri më 31 Korrik 2026, ose deri në përfundimin e fondeve të alokuara për këtë fushatë, cilado prej tyre ndodh më herët.

Në rast të përfundimit të fondeve përpara datës 31 Korrik 2026, banka rezervon të drejtën të ndërpresë fushatën përpara afatit të përcaktuar.

3. Përfituesit dhe kushtet e kualifikimit

Përfitues të kësaj fushate do të jenë të gjithë klientët që plotësojnë kushtet e mëposhtme:

  1. Janë persona mbi 18 vjeç;
  2. Hapin një llogari rrjedhëse për herë të parë pranë bankës gjatë periudhës së fushatës;
  3. Aktivizojnë minimalisht tre produktet e kërkuara nga fushata: llogari rrjedhëse, kartë debiti dhe digital banking;
  4. Prezantojnë/deklarojnë kodin promocional të fushatës në momentin e aplikimit ose hapjes së produkteve;
  5. Plotësojnë kriteret e pranimit, verifikimit dhe dokumentacionit të kërkuar nga banka;
  6. Kanë produktet e hapura dhe aktive në momentin e kreditimit të shpërblimit.

4. Shpërblimi

Çdo klient që kualifikohet do të përfitojë një shpërblim në shumën 2,000 Lekë.

Shuma do të kreditohet në llogarinë rrjedhëse të klientit, të hapur gjatë periudhës së fushatës. Shpërblimi është neto dhe klienti do të marrë në llogari shumën përfundimtare prej 2,000 Lekë.

5. Mënyra dhe afati i kreditimit

Klientët që rezultojnë të kualifikuar do t'u kreditohet shpërblimi në llogarinë e tyre rrjedhëse brenda 30 ditëve nga data e hapjes së llogarisë, me kusht që të jenë përmbushur të gjitha kriteret e përcaktuara në këtë rregullore dhe fondet e fushatës të jenë ende të disponueshme.

Në rast se fondet e alokuara për fushatën përfundojnë përpara kryerjes së kreditimit, banka rezervon të drejtën të mos kryejë kreditime të mëtejshme.

6. Kufizime dhe përjashtime

Shpërblimi do të jepet vetëm një herë për çdo klient që kualifikohet gjatë gjithë periudhës së fushatës.

Klientët ekzistues apo që kanë pasur më parë llogari pranë bankës, klientët nën 18 vjeç, klientët që nuk deklarojnë saktë kodin promocional, ose klientët që nuk përmbushin të gjitha kriteret e përcaktuara, nuk kualifikohen për përfitimin e shpërblimit.

Në rast se një ose më shumë nga produktet e kërkuara mbyllen, pezullohen, anulohen ose rezultojnë joaktive përpara momentit të kreditimit të shpërblimit, banka rezervon të drejtën të mos e kryejë kreditimin.

7. Të drejtat e bankës dhe dispozita përfundimtare

Banka rezervon të drejtën të verifikojë përmbushjen e kushteve nga çdo klient përpara kreditimit të shpërblimit.

Banka rezervon të drejtën të interpretojë, ndryshojë, pezullojë ose ndërpresë këtë fushatë, në përputhje me politikat e saj të brendshme dhe legjislacionin në fuqi.

Në rast abuzimi, keqpërdorimi, deklarimi të pasaktë të të dhënave, përdorimi të pasaktë të kodit promocional apo mospërputhjeje me kushtet e fushatës, banka rezervon të drejtën të përjashtojë klientin nga përfitimi i shpërblimit.

Pjesëmarrja në këtë fushatë nënkupton pranimin e plotë të kushteve të përcaktuara në këtë rregullore.

 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0