• No Suggestions Result

Këmbimi Dinamik i Valutës

Në vijim të angazhimit të vazhdueshëm për të përmirësuar përvojën bankare të klientëve, Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron shërbimin e Këmbimit Dinamik të Valutës (Dynamic Currency Conversion) në të gjithë rrjetin e saj të bankomateve.

Ky shërbim ofron komoditet dhe transparencë të shtuar për mbajtësit e kartave ndërkombëtare gjatë tërheqjes së parave në ATM-të tona.

Çfarë është Këmbimi Dinamik i Valutës?

Këmbimi Dinamik i Valutës u mundëson kartëmbajtësve ndërkombëtarë të shohin saktësisht shumën që do të paguajnë në monedhën e vendit të tyre në momentin e transaksionit, duke iu dhënë transparencë të plotë mbi kursin e këmbimit dhe çdo tarifë tjetër të aplikuar.

Si funksionon?

Gjatë përdorimit të ATM-ve tona, kartëmbajtësve do t'u ofrohet mundësia të debitohen në monedhën e tërheqjes (LEK/EUR) ose në monedhën e vendit të tyre, duke u shfaqur kursin e këmbimit dhe çdo tarifë tjetër të aplikueshme. Kartëmbajtësit kanë mundësinë për të pranuar ose refuzuar konvertimin në monedhën e vendit të tyre dhe të zgjedhin të paguajnë në monedhën e tërheqjes (LEK ose EUR).

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0