• No Suggestions Result

EKONOMIA QARKULLUESE

Dizajni qarkullues: rikonceptimi i botës sonë

Nga moda te ushqimi, produktet që prodhojmë dhe konsumojmë, dhe sistemet rreth tyre, përcaktohen nga dizajni.

01/01/2024

Shiko video-n për të mësuar më shumë mbi konceptin e dizajnit në Ekonominë Qarkulluese.

Koncepti i dizajnit nuk ka të bëjë vetëm me përpjekjen për t'i bërë gjërat të duken bukur. Parimet e dizajnit janë të përfshira gjatë procesit të prodhimit të ushqimit, veshjeve, ndërtesave dhe lëvizshmërisë.

Tani për tani, bota po prodhon shumë mbeturina gjatë procesit të diznjimit në fushat e lartpërmendura. Sistemi ynë aktual linear "merr-bëj-mbetje" dizajnon produkte për t'u hedhur pas vetëm një përdorimi të shkurtër. Për këtë arsye kjo përbën një nga sfidat themelore në nivel global duke shkaktuar ndryshimin e klimës dhe humbjen e biodiversitetit.

Megjithatë lajmi i mirë është se bota jonë mund të eliminojë mbeturinat dhe ndotjen me anë të dizajnit dhe teknikave që ai ofron. Duke nisur procesin e dizenjimit me parimet e ekonomisë qarkulluese në mendje, ne mund të sigurohemi që në radhë të parë të mos krijohen mbetje dhe ndotje.

Nëpërmjet biomimikrisë, ne mund të imitojmë dizajne efektive që gjejmë në natyrë për t’i aplikuar në fusha të tilla si paketimi. Ashtu si në natyrë, çdo element mund të punojë për të shfrytëzuar sa më shumë burimet. Dhe ne mund t'i kthejmë industri të tëra, si moda, në ekosisteme të lulëzuara. Falë kësaj kontribuojmë në krijimin e një ekonomie të tërë që është rigjeneruese duke nisur që nga rrënja e saj e projektimit.

Intesa Sanpaolo është partneri i parë strategjik i shërbimeve financiare të Fondacionit Ellen MacArthur, një organizatë bamirëse ndërkombëtare e angazhuar për krijimin e një ekonomie qarkulluese që trajton disa nga sfidat më të mëdha të kohës sonë. 

Ekonomia Qarkulluese bazohet në tre parime, të gjitha të drejtuara nga dizajni:
• Eliminimi i mbetjeve dhe ndotjes
• Produkte dhe materiale në qarkullim (në vlerën e tyre më të lartë)
• Natyra rigjeneruese

Duke përfshirë parimet e ekonomisë qarkulluese në mënyrën se si e ndërtojmë botën tonë, ne mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë e të qëndrueshme për të gjithë ne.
 

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Bioekonomia: Ushqim për mendjen – koncepti i qendrueshmërisë
Stefano Del Punta: përkrahja e ndryshimit dhe ndërtimi i së ardhmes
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0