• No Suggestions Result

EKONOMIA QARKULLUESE

Përse ekonomia qarkulluese është jetike për ESG-në?

Investimet në fondet e ESG-së arritën një rekord prej 649 miliardë dollarësh në 2021. Por burimet e shterueshme të natyrës rrezikojnë kthimin e investimit, ndërsa çmimet vijojnë të rriten. Përgjigja është kalimi në një ekonomi qarkulluese, e cila mund t’I kundërvihet shterimit të burimeve, të rrisë elasticitetin dhe të përmirësojë menaxhimin e riskut.

13/07/2023

Temat e ndryshimeve klimatike dhe qëndrueshmërisë po tërheqin vëmendje gjithnjë e më të madhe në sektorin financiar. Dhe investimet në zhvillimin e parimeve mjedisore, sociale dhe të qeverisjes (ESG) janë më shumë se dyfishuar gjatë dy viteve të fundit.

Reuters e shpalli vitin 2021 si “vitin e investimit në ESG” pasi të dhënat nga Refinitiv Lipper zbuluan se fondet globale të ESG-së u rritën në një rekord prej 649 miliardë dollarësh, nga 285 miliardë dollarë që ishin në vitin 2019.

Fondet ESG tani përbëjnë 10% të aseteve të fondeve në mbarë botën. Ky kulmim në investim ka bërë që kompanitë e të gjitha madhësive të rivlerësojnë ESG-në si një faktor kryesor në modelin e tyre të biznesit.
 

"ESG është rrjedha aktuale e qëndrueshmërisë në sektorin financiar. Kjo për shkak se politikëbërësit e kanë miratuar këtë kuadër dhe po e promovojnë atë në mënyrë që të drejtojnë kapitalin financiar drejt një ekonomie më të qëndrueshme."

Claudio Zara, Studiues në qendrën kërkimore GREEN në Universitetin Bocconi

Përveç rregulloreve të politikëbërësve, ka tre arsye të tjera për të marrë parasysh faktorët ESG në vendimmarrjen e investimeve: ulja e riskut, kërkesa e konsumatorit dhe përmirësimi i elasticitetit. Investitorët dhe korporatat e kuptojnë se fatkeqësitë e lidhura me ndryshimet klimatike dhe përkeqësimi i çështjeve sociale përbëjnë risk për biznesin e tyre, mes tyre risku i burimeve të limituara, risku i dëmtimit të zinxhirit të furnizimit dhe risku i një fuqie punëtore të pashëndetshme ose të paarsimuar.

Një tjetër arsye e adoptimit të parimeve të ESG-së, është zvogëlimi i riskut reputcional për kompanitë, pasi konsumatorët sot kërkojnë gjithnjë e më shumë kompani që pasqyrojnë vlera të përgjegjshme në të gjithë hallkat e prodhimit dhe dërgimit të produkteve dhe shërbimeve. Kompanitë që kanë rezultate të mira në matjet ESG besohet se parashikojnë më mirë riskun dhe mundësitë që e ardhmja ruan. Kështu ata kanë më shumë mundësi të tërheqin investitorët e gjelbër dhe ata që kërkojnë të diversifikojnë portofolet e tyre.

Ndërsa investimet dhe inovacioni i ardhshëm ka të ngjarë të nxisin një rritje në ofertën e burimeve të qëndrueshme, rritja e shpejtë aktuale e kërkesës ka të ngjarë të tejkalojë ofertën, duke rritur konkurrencën dhe duke rritur çmimet. Vështirësia që vjen nga burimet e limituara që kemi në dispozicion mund të adresohet përmes kalimit në një ekonomi qarkulluese. Parimet e kësaj të fundit janë një mjet thelbësor në rrugën e arritjes së zvogëlimit të ndryshimeve klimatike dhe çështjeve të lidhura me ESG-në.

Kalimi nga një model biznesi tradicional, linear i bazuar në "merr, bëj dhe asgjë", në një model rrethor të bazuar në ripërdorimin e burimeve dhe mbajtjen e tyre në ciklin ekonomik më gjatë dhe me më shumë intensitet, jo vetëm që mund t’i kundërvihet shterimit të burimeve të limituara, por edhe të reduktojë ndotjen, të rrisë elasticitetin dhe të përmirësojë menaxhimin e riskut.

Duke hedhur themelet e rritjes së re dhe më të mirë, ekonomia qarkulluese është motori ekonomik i ESG.

“Është gjithashtu thelbësore sepse mund të synojë trende globale të rëndësishme që po përshpejtojnë ndryshimin – siç janë tendencat demografike, urbanizimi, digjitalizimi dhe ndryshimi i kërkesave të klientëve, ndërsa ata bëhen më të vetëdijshëm për çështjet mjedisore dhe sociale.”

Zara drejtoi një studim nga Universiteti Bocconi, në bashkëpunim të ngushtë me Intesa Sanpaolo, i cili synon të përcaktojë marrëdhëniet midis ekonomisë qarkulluese dhe sektorit financiar.

Një nga gjetjet kryesore është se ekonomia qarkulluese mund të ndihmojë në zvogëlimin e riskut financiar të një kompanie dhe në përmirësimin e performancës. Studimi gjeti gjithashtu prova se adoptimi i modeleve qarkulluese të biznesit mund ta bëjë ekonominë më elastike ndaj goditjeve të jashtme. 

“Kompanitë që janë më qarkulluese pësuan performancë më të ulët negative dhe paqëndrueshmëri gjatë pandemisë Covid-19 dhe rifituan kushtet e tyre origjinale më shpejt pas pandemisë”, thotë Zara. Kalimi në sisteme qarkulluese është një prioritet strategjik për rimëkëmbjen pas pandemisë. Intesa Sanpaolo është një aktor kryesor në sektorin financiar, me rreth 115 miliardë euro të angazhuara për tranzicionin e gjelbër në planin e saj të biznesit 2022-2025.

Integrimi i faktorëve ESG në procesin e tij të investimit luan një rol kyç në këtë tranzicionit, pasi korniza siguron praktika biznesi transparente dhe të qëndrueshme që mund të maten dhe raportohen. Si ekonomia qarkulluese, ashtu edhe ESG janë thelbësore për shërbimet financiare për sa i përket investimeve të larguara nga rreziku, përmbushjes së angazhimeve për klimën dhe kapitalizimit në forma të reja të rritjes më të mirë.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Bioekonomia: Ushqim për mendjen – koncepti i qendrueshmërisë
Stefano Del Punta: përkrahja e ndryshimit dhe ndërtimi i së ardhmes
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0