• No Suggestions Result

EKONOMIA QARKULLUESE

Si munden parimet e ekonomisë qarkulluese të na ndihmojnë në luftën kundër krizës plastike?

Ekspertët nga Kombet e Bashkuara, Fondacioni Ellen MacArthur dhe Coca-Cola Europe diskutojnë sfidat e zgjidhjes së krizës sonë të plastikës – dhe se si sektori financiar luan një rol kyç në zgjidhjen e saj.

20/08/2023

Ndotja nga plastika është një nga sfidat më të mëdha për t’u zgjidhur nga  ekonomia qarkulluese. Nëse nuk veprojmë tani, deri në vitin 2050 oqeanet do të kenë më shumë mbetje plastike në to sesa peshq.

Iniciativa Financiare e Programit Mjedisor të Kombeve të Bashkuara synon të përdorë zgjidhje financiare për të eliminuar ndotjen plastike nga planeti. Intesa Sanpaolo është një nga pjesëtaret e kësaj nisme të OKB-së.
Peggy Lefort, drejtuese e ndotjes dhe ekonomisë qarkulluese në Iniciativën Financiare të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara, thotë: “Për të reduktuar ndotjen nga plastika për materiale të përbëra nga një plastikë me jetëgjatësi të shkurtër, do të kërkohet ndryshimi i të gjithë sistemeve, deri në vitin 2040.

"Do të na nevojitet të ndryshojmë mënyrën e prodhimit dhe përdorimit të plastikës nga modeli ynë aktual linear drejt një modeli rrethor dhe kjo do të kërkojë një ri-drejtim të mbështetjes përmes burimeve financiare. Sektori i financave ka një rol për të luajtur për të mbështetur klientët e tyre në kalimin në një ekonomi qarkulluese për materialet e plastikës."

Peggy Lefort, drejtuese e ndotjes dhe ekonomisë qarkulluese në Iniciativën Financiare të Programit të Mjedisit të Kombeve të Bashkuara

Ndryshimi i sistemit aktual nuk është vetëm i mirë për planetin – ai gjithashtu do të krijojë kursime në kosto të vlerësuara në rreth 4.5 miliardë dollarë deri në vitin 2040.

"Kam besim sepse shkenca na thotë se është e mundur," thotë Peggy Lefort. Sektori i financës duhet të bashkëpunojnë me industrinë e prodhimit për të inkurajuar rrugën e transformimit në përdorimin e materialeve të plastikës. Kjo është arsyeja pse Intesa Sanpaolo është partneri i parë i shërbimeve financiare strategjike të Fondacionit Ellen MacArthur (EMF), një shoqatë bamirëse e angazhuar për të bërë realitet Ekonominë Qarkulluese. Ky partneritet ekziston që nga viti 2015.

Zgjidhja e ndotjes plastike përmes ri-mendimit të sistemeve është një nga prioritetet më të mëdha të Fondacionit Ellen MacArthur. "Problemi është i madh," thotë Gilonne Traub, menaxhere e partneritetit në Fondacionin Ellen MacArthur. “Ne thjesht nuk mund ta injorojmë atë.

"Nuk ka të bëjë vetëm me mbetjet e mëdha të Paqësorit. Unë jetoj në Evropë, në Angli dhe gjatë shëtitjeve në plazh me fëmijët shpeshherë ndeshemi me mbetje plastike gjatë udhës."

Gilonne Traub, menaxhere e partneritetit në Fondacionin Ellen MacArthur

Aktualisht, edhe pse kemi sisteme riciklimi të cilat funksionojnë prej më shumë se 40 vjetësh, vetëm 14% e ambalazheve plastike riciklohen dhe vetëm 2% e kthejnë atë në sistem për ripërdorim.

Prandaj, riciklimi nuk është përgjigjja e vetme ndaj krizës së ndotjes së plastikës. Është jetike që kompanitë e prodhimit që përdorin materiale të plastikës gjithashtu t'i bashkohen bisedës. Coca-Cola Europe, për shembull, është një tjetër partner strategjik i Fondacionit Ellen MacArthur.

 

"Ne kemi shumë sfida sepse duhet të ofrojmë një zgjidhje të përgjithshme e cila përshtatet në bazë të karakteristikave të tregjeve vendase. Ne operojmë në më shumë se 200 vende të botës dhe në këto tregje çdo vend ka një situatë unike – qeveri të ndryshme, mjedise të ndryshme legjislative dhe sjellje të ndryshme të konsumatorëve. Si rrjedhojë, kemi shumë sfida të cilave duhet t'u përgjigjemi, sepse duhet të ofrojmë një zgjidhje të përgjithshme e cila përshtatet në bazë të karakteristikave të tregjeve vendase."

Ana Gascón, drejtore e iniciativës Botërore pa mbeturina në Coca-Cola Europe.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Bioekonomia: Ushqim për mendjen – koncepti i qendrueshmërisë
Stefano Del Punta: përkrahja e ndryshimit dhe ndërtimi i së ardhmes
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0