• No Suggestions Result

ZHVILLIMI I BIZNESIT

Fuqizimi i zinxhirit të furnizimit

Plani i biznesit i grupit Intesa Sanpaolo u ofron klientëve të SME-ve më shumë sesa thjesht huadhënie.

13/08/2022

Plani i biznesit 2022-2025 i Intesa Sanpaolo do ta lartësojë bankën si një udhëheqëse të menaxhimit, mbrojtjes dhe këshillimit të pasurisë në Evropë. Por do të konsolidojë gjithashtu rolin e fortë të bankës si një krijuese vlerash për klientët e saj përmes zgjidhjeve të dedikuara të financimit të zinxhirit të furnizimit.

Meqenëse Intesa Sanpaolo është një grup global - me prezencë në Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Evropën Lindore dhe Perëndimore dhe Azi - ajo mundet të ofrojë mbështetje për klientët e saj pavarësisht vendndodhjes së tyre.

Por kjo nuk është e gjitha, thotë Giuseppe Ferraro, Drejtues i Departamentit të Korporatave dhe SME-ve, Divizioni i Bankave Filiale Ndërkombëtare, Grupi Intesa Sanpaolo: "Ajo që ne në të vërtetë bëjmë ndryshe nga bankat e tjera lokale është të ofrojmë një gamë më të gjerë shërbimesh."

“Kur flasim për bankingun e investimeve, për shembull, ne kemi një njohuri të shkëlqyera për mënyrën se si funksionojnë sektorët dhe sfidat e tyre, duke na lejuar t'u ofrojmë klientëve tanë shërbime të personalizuara.”

Për shembull, thotë Ferraro, banka po trajton çështjet e shkaktuara nga kostoja aktuale e lëndëve të para dhe "në sajë të sinergjive me divizionin e Bankës së Korporatave dhe Investimeve të Bankës IMI, ne mund të ofrojmë një gamë të gjerë shërbimesh për nevojat e sigurimit".

Intesa Sanpaolo është veçanërisht e mirë në ofrimin e vlerave për markat vendase. “Italia është prodhuesi i dytë më i madh në BE dhe një nga blerësit më të mëdhenj të mallrave”, thotë Ferraro. “Tregtia ndërmjet kompanive italiane dhe kompanive të mbuluara nga filialet tona ndërkombëtare është e fortë. Dhe ne jemi gjithmonë duke punuar për të përmirësuar shërbimet që u ofrojmë klientëve tanë – si në Itali ashtu edhe ndërkombëtarisht.”

Ka një sërë projektesh tashmë për ta bërë këtë – duke përfshirë punën me divizionin Banca dei Territori për të mbështetur zinxhirin e furnizimit të kompanive italiane me furnitorë me bazë në vendet e saj të Evropës Lindore dhe Egjiptit.

 

"Zinxhiri i vlerës është jashtëzakonisht i rëndësishëm për bankën. Nuk është e mjaftueshme të ofrosh vetëm shërbime kreditimi. Është e rëndësishme të sigurohet që kompania të ketë një ekosistem i cili funksionon."

Giuseppe Ferraro, Drejtues i Departamentit të Korporatave dhe SME-ve, Divizioni i Bankave Filiale Ndërkombëtare, Grupi Intesa Sanpaolo

Intesa Sanpaolo po punon gjithashtu për të ndihmuar klientët italianë të investojnë dhe të bëjnë marrëveshje në tregje të tjera ku banka ka rritur praninë e saj. “Ne duam ta bëjmë më të lehtë tregtinë midis zonave gjeografike,” thotë Ferraro, “dhe të ofrojmë shërbime të dedikuara specifike për çdo zinxhir vlerash”.

Ka shumë interes për energjinë, veçanërisht për ekonominë e gjelbër. “Në këtë periudhë – me atë që po ndodh në Ukrainë dhe të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me furnizimin me gaz dhe naftë – zhvillimi i burimeve të energjisë së gjelbër është bërë një temë edhe më kritike.

"Ne kemi një ekip që punon në sinergji me divizionin e IMI Corporate & Investment Banking për t'u ofruar klientëve tanë zgjidhje të strukturuara financiare për projektet e energjisë së rinovueshme - kjo është diçka në të cilën grupi ka ekspertizë të fortë."

Një tranzicion i gjelbër në një ekonomi qarkulluese është një objektiv i rëndësishëm për Intesa Sanpaolo.

Ne duam të jemi banka kryesore në përmbushjen dhe zbatimin e ESG-ve (parimet mjedisore, sociale dhe të qeversjes), dhe kjo reflektohet në planin tonë të biznesit.

Divizioni i Bankave të Filialeve Ndërkombëtare, në sinergji me ekipet ESG të Grupit, është shumë aktiv. "Vitin e kaluar, ne krijuam 33 mundësi financimi," thotë Ferraro, "dhe vetëm në tremujorin e parë të këtij viti, ne ishim në 25 marrëveshje, nga të cilat 20 tashmë janë miratuar."

Pesëmbëdhjetë prej tyre janë në sektorin e prodhimit (14 të lidhura me ekonominë qarkulluese). Ferraro parashikon gjithashtu mundësi në rritje në sektorët e bujqësisë dhe ushqimit dhe pijeve.

Për më tepër, Intesa Sanpaolo po punon me korporatat dhe SME-të për të aksesuar mundësitë e planit të rimëkëmbjes, duke i monitoruar ato në nivel të qeverisjes vendore dhe duke punuar me bankat filiale lokale për të monitoruar evolucionin e projekteve në kuadër të Planit Evropian të Rezistencës dhe Rimëkëmbjes.

Banka është në një pozicion solid për të realizuar këto plane. Në tremujorin e parë të këtij viti, Divizioni i Bankave të Filialeve Ndërkombëtare ka rritur të ardhurat me 6.6% në vit – që, thotë Ferraro, “është një arritje e madhe kur mendon se ekonomia e botë po përballet me vështirësi reale ndërsa flasim”.

 

Ai shton: “Ne kemi arritur të rrisim vëllimet e kredisë me 11% në vit, duke treguar një angazhim të vërtetë për të ndihmuar klientët tanë të korporatave dhe SME-ve të rriten pavarësisht nga konteksti makro”.

Por gjithçka lidhet me mënyrën si kjo shtrirje ndërkombëtare sjell përfitime për klientët e Bankës. Krahas të menduarit në aspektin lokal, banka përdor aftësitë e saj për t'i dhënë një perspektivë të vërtetë globale klientëve.

“Gjëja më me vlerë që ne ofrojmë për klientët tanë është fuqia e Grupit,” thotë Ferraro. “Kur banka operon si grup, ne mund të ofrojmë vlerë reale.”

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Inteligjenca Artificiale: është këtu për të qëndruar dhe ndihmuar
Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0