Ndërmjetësimi në Sigurime (Sigurimi i Jetës)

Ndërmjetësim për produkte për sigurimin e jetës, të lidhura me produktet e kredive hipotekore, kreditë e pa siguruara dhe sigurime jete të kombinuara.

Përfitimet

Parandalon transferimin e detyrimeve

Parandalon transferimin e detyrimeve financiare tek anëtarët e familjes

Mbulim deri në 2 këste mujore

Mbulim deri në 2 këste mujore të prapambetura

Shlyerje e plotë e kredisë

Shlyerja e plotë e kredisë në rast të ndodhjes së ngjarjes së siguruar

Produktet e sigurimit të jetës

Përdor një nga filtrat për të gjetur produktin që të duhet

Sigurim jete për Kredi Hipotekore

Produkt sigurimi jete për kreditë hipotekore për të garantuar shlyerjen e detyrimit të mbetur të kredisë në rast të ndodhjes së ngjarjes së siguruar
  • Mbulim deri në 2 këste mujore të prapambetura
  • Mbulim deri në 6 këste mujore
  • Shlyerja e detyrimit të mbetur të kredisë në rast ngjarjeje të sigurua
  • Pagesë vjetore ose e plotë e primit të sigurimit për periudhë

Sigurim jete për kredi të pasiguruara

Sigurim jete i lidhur me kreditë e pasiguruara, që ofron mbrojtje financiare në rast të ngjarjeve të papritura të jetës.
  • Detyrimi i papaguar i kartës së kreditit ose paradhënies bankare
  • Mbulim deri në 6 këste mujore
  • Shlyerja e plotë e detyrimit të mbetur
  • Kredi konsumatore: deri në 2 këste mujore të prapambetura

Sigurimi i Jetës i Kombinuar

Mbulim financiar për përfituesit e zgjedhur nga i siguruari, sipas rreziqeve si, humbja e jetës, paaftësi si pasojë e aksidenteve.
  • Mbulim sipas nevojave individuale
  • Prime vjetore me mundësi rinovimi çdo vit

Informacion

Intesa Sanpaolo Bank Albania është licensuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare për të vepruar si agjent sigurimesh për klasat e jetës, për shoqëritë e sigurimit: Albsig Jetë Sh.a dhe Sigal Life Insurance Group Sh.a sipas Licencës nr. 1142/2, datë 29.04.2026. Për këto dy shoqëri sigurimi, Agjenti i Bankës është i autorizuar të prezantojë dhe të ofrojë informacion mbi kushtet e produktit të sigurimit të jetës. Në çdo rast klienti është i lirë të zgjedhë mes shoqërive të sigurimit të licensuara nga Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare (AMF).

Parashtrime Ligjore

  1. Mbulimi i sigurimit i nënshtrohet kushteve dhe afateve të aplikueshme ne policën e sigurimit.
  2. Përjashtimet mund të zbatohen në varësi të rregullave të shoqërisë së sigurimit.
  3. Ky produkt sigurimi nuk është depozitë bankare dhe nuk mbulohet nga ASD
  4. Klientët janë të detyruar të shqyrtojnë të gjithë dokumentacionin parakontraktual përpara nënshkrimit.
  5. Shoqëria e sigurimit mban përgjegjësinë e plotë për pagesat e dëmeve.

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 4 2276000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0