Përfitimet
Ky produkt ofron sigurimin e jetës së kredimarrësit dhe bashkëkredimarrësit, për shumën e Kredisë Hipotekore. Në rast të ndodhjes së ngjarjeve të siguruara, humbja e jetës ose sëmundje kritike, detyrimi i mbetur i kredisë mbulohet sipas kushteve të kontratës se sigurimit, duke shmangur barrën financiare për trashëgimtarët e të siguruarit.
Ke një kredi hipotekore? Mos e lër në dorë të fatit. Një diagnozë e rëndë nuk të jep kohë
Merr Sigurimin Hipotekor të Kombinuar me Sëmundjet Kritike dhe përfito:
- Shlyerjen e plotë të kredisë në rast humbje jete.
- Në rast të shfaqjes së një prej sëmundjeve kritike*, mbulimin e 6 kësteve pasardhëse të kredisë, deri në shumën 360,000 lekë.
- Për pagesë të menjëhershme të primit, zbritje nga primi i sigurimit të barabartë me numrin e viteve të kredisë minus 1.
Siguro kredinë dhe shëndetin në një produkt të vetëm.
*Sëmundjet kritike janë: Infarkt, Kancer, Goditje Cerebrale, Insuficencë renale, Paralizë.
A e di se?
Produkti i sigurimit të jetës i lidhur me kreditë hipotekore ofron mbrojtje financiare në rast të:
✔️ Humbjes së jetës
✔️ Sëmundjeve kritike
Si të aplikosh?
Nëse përzgjedh që sigurimin e jetës ta bësh në një nga shoqëritë e sigurimit të jetës për të cilat Banka është e licensuar për të qenë agjente, atëherë aplikimi bëhet para lëvrimit të kredisë.
Informacion i Rëndësishëm Ligjor dhe Rregullator për Sigurimin e Jetës të Lidhur me Kreditë Hipotekore
Çmimi: Për tarifat dhe kushtet specifike të primit, ju lutemi kontaktoni një agjent të licencuar të jetes në çdo degë të Bankës.
Dokumentacioni i kërkuar: Për informacion mbi dokumentacionin e nevojshëm, kontakto agjentin e licencuar të sigurimit të jetës pranë degës më të afërt.
Parashtrime ligjore
- Mbulimi i sigurimit i nënshtrohet termave dhe kushteve të policës së sigurimit
- Përjashtime të caktuara mund të zbatohen sipas rregullave të siguruesit
- Produkti i sigurimit nuk është depozitë bankare dhe nuk mbulohet nga skemat e sigurimit të depozitave
- Klientët duhet të shqyrtojnë dokumentacionin parakontraktor përpara nënshkrimit
- Kompania e sigurimit mban përgjegjësi të plotë për pagesën e dëmeve