• No Suggestions Result

NXITJA E INOVACIONIT

Shkenca që shpjegon dashurinë tonë për Da Vincin

Një ekip i neurologjisë i bazuar në Qendrën e Inovacionit Intesa Sanpaolo po studion mënyrën se si njerëzit i përjetojnë dhe reagojnë ndaj kryeveprave të artit botëror.

30/07/2020

Qendra e Inovacionit Intesa Sanpaolo ndërrmer kërkime të aplikuara në fusha të veçanta. Një nga këto fusha është dhe neuroshkenca.

Studiuesit dhe akademikët bashkëpunojnë ngushtësisht me departamentet e biznesit në bankë për të gjetur zgjidhje të reja ndaj problemeve ekzistente komerciale.

 "Pse neuroshkenca?" pyet Luigi Ruggerone, i cili është Shefi i Departamentit të Analizës së Tendencave dhe Kërkimit të Zbatuar në Laboratorin e Inovacionit. "Epo, sepse në fund të ditës ... ajo që ka vërtet rëndësi është qenia njerëzore."

Vitet e fundit jemi dëshmitarë të krijimit të një disiplinë e re të quajtur “neuroshkenca organizative”. Kjo disiplinë ndërthur në mënyrë harmonike kërkimet e fushës së neuroshkencës me teoritë e menaxhimit të organizatave dhe psikologjinë. Qendra e Inovacionit Intesa Sanpaolo ka nisur bashkëpunimin me Shkollën IMT për Studime të Avancuara në Lucca mbi këto projekte inovatore të saj.

Why neuroscience? Well, because at the end of the day... what really matters is always the human beings

Luigi Ruggerone, Shefi i Departamentit të Analizës së Tendencave dhe Kërkimit të Zbatuar në Laboratorin e Inovacionit

"Përmes bashkëpunimit me Qendrën e Inovacionit Intesa Sanpaolo, ne jemi në gjendje të zhvillojmë një studim më gjithëpërfshirës dhe të integruar të aplikimit të njohurive të neuroshkencës në organizata", thotë Andrea Malizia, nga Shkolla IMT për Studime të Avancuara.

Një nga projektet e fundit të skuadrës neurologjike ishte përpjekja për të analizuar mënyrën se si njerëzit i shijojnë veprat e artit. Brenda Muzeut del Cenacolo Vinciano, vizitorët u pajisën me një mori pajisjesh që masnin ndijimet shqisore në mënyrë që të analizoheshin përgjigjet e tyre neurologjike ndaj kreyeveprave të tilla si Darka e Fundit nga Leonardo Da Vinci dhe Kryqëzimi nga Giovanni Donato da Montorfano.

Michela Palazzo –  Museu Cenacolo Vinciano

Luigi Ruggerone – Shefi i Departamentit të Analizës së Tendencave dhe Kërkimit të Zbatuar në Laboratorin e Inovacionit, Intesa Sanpaolo 

Sonia D’Arcangelo – Laboratori i Neuroshkencës, Qendra e Inovacioit Intesa Sanpaolo

Andrea Malizia – Shkolla IMT për Studime të Avancuara në Lucca

Puna e kësaj skuadre solli zbulimin e të dhënave të reja dhe interesante. Një ndër to ishte fakti se pika kryesore e përqendrimit në pikturën e Da Vinçit ndodhet tek Jezusi dhe Apostulli Thomas. Për sa i përket veprave të Montorfano-s, pika kryesore që tërheq vëmendje dhe përqëndrim është baza e kryqit. Kërkimi zbuloi gjithashtu se ndërsa vizitorët vështronin pikturën "Darka e Fundit" ata përjetonin një rritje të emocioneve pozitive dhe raportonin se ndiheshin më të lumtur.

"Projekti Darka e Fundit për mua, nënkupton se ne kemi në dispozicion një mjet inovativ për të kuptuar se si një vizitor percepton dhe përjeton veprat e artit në një muze," thotë Michela Palazzo, kreu i Muzeut del Cenacolo Vinciano.

Eksperimente të tilla pasqyrojnë më së miri sjelljen njerëzore, gjë që i shërben biznesit në modelimin e gjithë operacioneve, nga burimet njerëzore deri te marketingu. Në fillim duhej luftuar për të bindur klientët për rëndësinë e studimit të neurologjisë, por vetëm brenda dy viteve pas krijimit të Laboratorit të Neuroshkencës besimi është rritur dhe kjo qendër po punon për zgjidhjen e problemeve të një numri të konsiderueshëm biznesesh.

Për Sonia D’Arcangelo, Përgjegjëse e Laboratorit të Neuroshkencës në Qendrën e Inovacionit Intesa Sanpaolo, rezultatet e punës së departamentit të neuroshkencës kanë rëndësi madhore në botën reale. "Së fundmi edhe ndikimi i pandemisë na ka nxitur të mendojmë edhe më thellë për pyetje të reja kërkimore që lidhen me emocionet dhe sjelljen njerëzore si për shembull; efektet e punës inteligjente dhe të tjera kërkime që lidhen me vëmendjen, emocionet, punën, bashkëpunimin", thotë ajo.

Kredite për Cover Foto

Leonardo da Vinci, “Darka e Fundit”, 1494-1498; Ministria për Trashëgiminë dhe Aktivitetet Kulturore dhe për Turizmin, Museu Ndërkombëtar Cenacolo Vinciano

Shpërndaje me miqtë

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0