• No Suggestions Result

EDUKIMI FINANCIAR

ESG, risku financiar dhe ndërgjegjësimi i investitorëve

Zbulo më shumë rreth termave financiare, në mënyrë që të merrësh vendime më të zgjuara për investimet e tua të rradhës.

02/02/2024

Çfarë do të thotë ESG?

Kujdesi për mjedisin, njerëzit dhe përdorimi i përgjegjshëm i burimeve natyrore janë çështje të rëndësishme në jetën e përditshme dhe në botën financiare, prandaj sot mund të  flasim dhe për investime të qëndrueshme. Koncepti i investimit me përgjegjësi sociale është veçanërisht i rëndësishëm: është një qasje për të investuar e cila  përdor si kriter për zgjedhjen e investimeve,jo vetëm kriteret financiare, por edhe kriteret ESG (Qeverisje me bazë Mjedisore dhe Sociale)

ESG nënkupton:

  • Mjedisin (aspektet mjedisore);
  • Sociale (politikat sociale)
  • Qeverisjen (praktikat e qeverisjes së korporatave). 

Shiko video-n të mësosh më shumë:

Çfarë është risku financiar?

Risku financiar i referohet mundësisë për të pasur devijime nga kthimi i pritshëm i investimit. Risku mund të ketë konotacione pozitive dhe negative edhe pse zakonisht perceptohet si një probabilitet humbjeje.

Nëse investitorët janë në gjendje të kuptojnë dinamikën e marrëdhënies risk-kthim dhe të vlerësojnë pritshmëritë e tyre personale të riskut, ata do të jenë në gjendje të marrin vendime bazuar në informacion të saktë për investime dhe të zvogëlojnë efektet e vendimeve të nxitura nga emocionet.


Shiko video-n për të zbuluar më shumë:


Si të zgjidhni mënyrën e duhur për të investuar?


Para se të zgjedhin nëse dhe si të investojnë, investitorët duhet që  të marrin në konsideratë aspektet  që përcaktojne profilin e tyre financiar. Midis këtyre është e mundur të identifikohen: burimet financiare në dispozicion, objektivat e investimit, periudha kohore, oreksi  për risk, njohuritë dhe përvojën në fushën e investimeve.

Një shkëmbim i mjaftueshëm i informacionit me profesionistë në sektorin financiar që ofrojnë këshilla për investime ose shërbim të menaxhimit të portofolit mund të ndihmojë investitorët të kuptojnë profilin e tyre financiar, të identifikojnë zgjidhjet e investimeve që përshtaten më mirë me karakteristikat e tyre, të marrin mbështetjen e duhur për të monitoruar dhe për të përditësuar strategjinë e investimeve me kalimin e kohës.

Banka nuk i ofron këto shërbime dhe verifikon njohuritë dhe përvojën e investitorëve për të vlerësuar përshtatshmërinë e instrumentit financiar të kërkuar për investitorin, ndërsa vetë investitori duhet të vlerësojë aspektet e tjera që ndikojnë në profilin e tij financiar për të vendosur mbi investimet.

Shiko videon të zbulosh më shumë:

Fondet Kolektive Eurizon

Zbulo më shumë rreth Fondeve të Investimit të ofruara nga Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Kthehu në faqen kryesore

Përmbajtja e kësaj video publikohet vetëm për qëllime informative dhe edukative mbi produktet dhe shërbimet e ofruara nga Intesa Sanpaolo Bank Albania Sh.a. Çdo informacion i dhënë në këtë dokument nuk përbën këshilla investimi ose rekomandime investimi, as nuk përbën një ofertë për të blerë ose shitur ose një kërkesë për një ofertë për të blerë ose shitur aksione ose njësi në fondet e investimeve ose instrumente të tjera financiare, dhe nuk duhet të konsiderohet si një ofertë, ose një kërkesë e një oferte, për të blerë ose shitur ndonjë produkt ose shërbim investimi

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0