• No Suggestions Result

QENDRUESHMERIA

Haaziq Kazi frymëzon kolegët e Intesa Sanpaolo në Ditën Botërore të Mjedisit

Ambientalisti i ri dhe shpikësi i anijes ERVIS, e cila është krijuar për të pastruar oqeanet nga mbetjet plastike, inkurajon punonjësit të veprojnë çdo ditë ndaj ndotjes plastike.

01/08/2023

“Çdo mbetje plastike e prodhuar ekziston ende diku në këtë planet. Çdo pjesë plastike që ne refuzojmë, reduktojmë, ripërdorim dhe riciklojmë është një pjesë më pak në oqeanet, në tokë, në ajër dhe në trupin tonë.”

Këto ishin fjalët e Haaziq Kazi, një ambientalisti 17-vjeçar nga India, i cili foli me punonjësit e Divizionit Ndërkombëtar të Bankave Filialë të Intesa Sanpaolo (ISBD) për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit më 5 qershor 2023. Në moshën 10 vjeçare, Haaziq u njoh me ndikimin shkatërrues të ndotjes plastike nëpërmjet një dokumentari që po ndiqte në kanalin National Geographic. Pesë vjet më vonë ai shpiku anijen Ervis, një anije e madhe detare që punon si një filtër gjigant uji për të hequr plastikën dhe ndotësit e tjerë nga ujërat tona.

Tani, përveçse është student në një universitet prestigjioz të Ivy League, ai e kalon kohën duke folur me njerëzit rreth plastikës - dhe përmes Fondacionit të tij Ervis ai zhvillon ide për të trajtuar këtë çështje me nxënësit e shkollës.

"Oqeanet tona janë në krizë. Çdo vit, tetë milionë tonë metrikë plastikë depozitohen në oqeanet tona. Kjo është e barabartë me hedhjen e një kamioni plehrash të mbushur me plastikë në oqean çdo minutë. Kjo ndotje plastike nuk është vetëm një imazh jo i këndshëm estetik për tu parë, por përbën dhe një kërcënim për jetën detare, shëndetin e njerëzve dhe ekonomitë tona."

Haaziq Kazi, një ambientalist 17 vjeç nga India

Ndryshimi i komunitetit

Biseda e Haaziq ishte pjesë e një grupi më të gjerë aktivitetesh për të shënuar Ditën Botërore të Mjedisit. Banka të shumta pjesë e ISBD bashkëpunuan ngushtë me OJQ-të lokale për të krijuar një skemë riciklimi plastike për tapat e shisheve të vështira për t'u ricikluar dhe ofruan mbjelljen e një peme të re për çdo kredi të gjelbër dhe hipotekë të marrë atë ditë (në vendet ku këto oferta ishin të disponueshme).

Në territore të ndryshme si Afrika e Veriut dhe Evropa Lindore, realizimi i këtyre aktiviteteve nuk është i lehtë. Çdo rajon ka zakonet, rregullat dhe ligjet e veta. Është një sfidë për t'i shërbyer mesazhit mjedisor territoreve të tilla të ndryshme.

"Këtë vit, ne vendosëm për një qasje nga poshtë-lart," thotë Alice Grittini, drejtuese e zhvillimit të qëndrueshëm në ISBD. "Ne përfshimë të gjithë delegatët e CSR [përgjegjësisë sociale të korporatës] të filialeve tona, duke i pyetur ata në bazë të tregjeve të tyre se çfarë do të ishte më efektive për ta për të promovuar temat mjedisore dhe sociale në vendet e tyre."

 

Më shumë se vetëm një ditë

Natyrisht, angazhimi i ISBD për mbrojtjen e mjedisit nuk kufizohet vetëm në një ditë. Është një nga detyrat e Alice dhe ekipit të saj për të mobilizuar bisedën rreth mënyrës sesi ky angazhim është ndërrmarë në bankat e grupit.

“Temat mjedisore janë një fokus i veçantë i planit tonë strategjik aktual 22-25,” thotë ajo. “Në nivel grupi, qëndrueshmëria është e ngulitur në ADN-në tonë. Ne po kombinojmë qëllimin e një pozicionimi solid të kapitalit dhe një qasjeje të qëndrueshme.

ISBD është pjesë e Intesa Sanpaolo, e cila është partnere e Fondacionit Ellen MacArthur, një shoqatë bamirëse me një angazhim për ta bërë realitet ekonominë qarkulluese. Banka ka shtuar gjithashtu huadhënien e saj të gjelbër për biznesin nën skemën e saj të ekonomisë qarkulluese, e cila motivon ndryshimin e biznesit përmes kreditimit.

“Këtë vit ne po ecim më shpejt,” thotë Alice, “që është një rezultat i mirë sepse tregon se kompanitë janë të gatshme të jenë pjesë e këtij transformimi. Çdo bankë është duke ecur në këtë drejtim dhe me qasje ndaj kreditimit të ekonomisë qarkulluese.”
 

"Rritja duhet të nënkuptojë rritje të qëndrueshme – dhe ne jemi një motor i rritjes së qëndrueshme."

Alice Grattini, Menaxhere e Qëndrueshmërisë dhe e Zhvillimit të Qëndrueshëm, Divizioni i Bankave Filiale Ndërkombëtare, Intesa Sanpaolo

Gjeneratat e ardhshme

Ndërsa zakonisht flet me nxënësit e shkollës për këtë temë, Haaziq ishte vërtet i kënaqur që pati mundësinë t'u fliste gjeneratave të vjetra për problemin tonë të përbashkët të plastikës.

“Më pëlqen ta mendoj në këtë mënyrë: ne nuk e kemi trashëguar planetin nga gjenerata jonë e mëparshme, por e kemi huazuar nga brezat e ardhshëm”, tha ai pas fjalimit të tij. “Si i ri, do të doja t'u përcjell brezave të vjetër se mjedisi është përgjegjësia jonë e përbashkët.

Ne të gjithë e banojmë këtë planet të bukur - dhe është detyra jonë ta mbrojmë dhe ruajmë atë për brezat e ardhshëm.

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Trendet e nesërme, të sjella sot: qendra e Analizës së Inovacionit
Shkenca që shpjegon dashurinë tonë për Da Vincin
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0