• No Suggestions Result

ZHVILLIMI I BIZNESIT

Një ekonomi e re bujqësore për Shqipërinë

Agroturizmi është hapi i gjelbër në zhvillimin e sektorit bujqësor të Shqipërisë, duke shfrytëzuar në maksimum pasuritë e bukura natyrore të vendit, ndërsa ofron investime të reja për zonat rurale.

Rhiannon Edwards

27/09/2023

Agrobiznesi është një sektor jetik i ekonomisë së Shqipërisë. Falë këtij sektori  sigurohet punësim për rreth gjysmën e popullsisë në zonat rurale dhe realizohet rreth 20% e prodhimit të brendshëm bruto të vendit.
Brenda agrobiznesit, agroturizmi është një mikro sektor që po lulëzon. Ai i lejon vizitorët të eksplorojnë fshatin përmes eksperiencës së produkteve dhe restoranteve të tij.

Shqipëria ofron një sërë destinacionesh pushimesh, nga malet e larta deri te brigjet në detin Adriatik dhe Jon që ofrojnë bukuritë e klimës mesdhetare. Me turistët që kërkonin gjithmonë një vend të ri në hartë, vendi përbën një gur të çmuar për zbulim.

"Shqipëria është e vogël, por ka shumë për të ofruar. Duke qenë se Shqipëria ka një larmi burimesh natyrore që variojnë nga Alpet Dinarike në Veri deri në bregun e detit Jon në jug të vendit, ajo ka një potencial të madh për të zhvilluar turizmin më tej duke u fokusuar në zonat rurale."

Elena Balliu, Drejtuese e Departamentit të Biznesit të Vogël në Intesa Sanpaolo Bank Albania

Ka ende shumë rrugë për të bërë përpara se infrastruktura e Shqipërisë të mbështesë plotësisht agrobiznesin modern, megjithatë si rezultat i disa investimeve në infrastrukturë nga qeveria dhe përmirësimit të cilësisë së shërbimit të bizneseve turistike, numri i vizitorëve ka pësuar një rritje të shpejtë gjatë dekadës së fundit.

Qeveria shqiptare ka vendosur një vëmendje të veçantë ndaj turizmit rural për të përfituar ekonomitë lokale dhe për të përmirësuar mundësitë e punës dhe zhvillimit.

Mbështetja për zhvillimin e agroturizmit 

Një kompani e njohur e agroturizmit shqiptar është Mrizi i Zanave, një fermë, hotel dhe restorant si dhe biznes prodhimi ushqimor në Fishtë, në Shqipërinë e Veriut. Rreth 100,000 mysafirë marrin shërbim në këtë agrobiznes çdo vit, nga 70 punëtorë të cilët janë të përfshirë në të gjitha aspektet e prodhimit të fermës, përpunimit të ushqimit dhe restorantit.

Biznesi mbështet ekonominë bujqësore vendase, me prodhime, produkte qumështi dhe mishi të mbledhura gjithashtu nga 400 familje të afërta në fshat. Përveç kulturave që rritin vetë, ata kërkojnë ushqim si manaferrat ose zarzavatet.

"Të bësh një biznes në Shqipëri është padyshim e vështirë, aq më tepër në agroturizëm. Baza e një biznesi agroturistik është prodhimi i produkteve, i cili është një sektor shumë i vështirë për t'u zhvilluar, duke filluar nga mungesa e energjisë elektrike, gjetja e punëtorëve e kështu me radhë."

Altin Prenga, pronar i agroturizmit Mrizi i Zanave.

Ai shtoi: “Megjithatë, ne jetojmë në një zonë që pavarësisht vështirësive që mund të ketë në zhvillimin e agroturizmit, ofron edhe mundësi si gjetja e lëndëve të para organike dhe natyrore. Agrobiznesi është një sektor që kërkon përmirësime dhe zhvillime çdo ditë, duke ruajtur identitetin e tij. Qëllimi ynë është të zhvillojmë prodhimin e produkteve të shkëlqyera bujqësore.”

Biznesi “Mrizi i Zanave” u nominua së fundmi për një çmim nga Intesa Sanpaolo Bank Albania dhe është mbështetur në zhvillimin e tij nga kreditë e bankës.

Financimi i një ekonomie të re bujqësore

Zhvillimi i turizmit rural, i mbështetur nga qeveria shqiptare, është një hap i gjelbër në ekonominë bujqësore të vendit. Përveç krijimit të vendeve të reja të punës, ai do të rrisë interesin dhe do të sjellë mundësi në zonat rurale, duke rritur lidhjen e njerëzve me këto rajone.

Turizmi rural gjithashtu ofron më shumë mundësi për të rinjtë në zonat rurale dhe i motivon ata të qëndrojnë e të mos largohen, të gjejnë mundësinë më të mirë për të jetuar në zonat urbane apo jashtë vendit.

Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron produkte të personalizuara për agrobizneset për të inkurajuar këtë lloj rritjeje.

Nëpërmjet produkteve të kredisë së agrobiznesit të ofruara nga Banka, klientët mund të blejnë pajisje, linja prodhimi dhe makineri moderne. Ata gjithashtu mund të blejnë materialet e nevojshme që do të përmirësojnë produktet e tyre, të ndërtojnë asete ose mjedise të përshtatshme për ruajtjen e inventarit, të rrisin sipërfaqet e mbjella duke investuar në serra ose të rrisin bagëtinë e tyre. Për të gjithë fermerët dhe prodhuesit, përpunuesit, tregtarët dhe grumbulluesit, Intesa Sanpaolo Bank Albania ofron financim krediti, lloje të ndryshme linjash krediti dhe paradhënie kontratash për çdo plan investimi që i nevojitet agrobiznesit.

“Pas disa vitesh drejtimi biznesi, kam bashkëpunuar me banka të ndryshme që operojnë në Shqipëri, derisa fillova të punoj me Intesa Sanpaolo. Ne e kemi gjetur shërbimin të mirë, për shembull shpejtësia me të cilën banka funksionon, normat e ulëta të interesit për bizneset dhe lehtësitë për të marrë kredi”, tha Altin Prenga, pronar i Mrizit të Zanave.

Ai shtoi: “Është e pamundur të zhvillohet biznesi pa mbështetje financiare dhe Intesa Sanpaolo Bank Albnnia na ka ofruar shërbime shumë të shpejta dhe procedura të përshpejtuara në marrjen e kredive. Bashkëpunimi e ka bërë punën tonë më të lehtë pasi ndihemi më të sigurt përpara se të marrim ndonjë vendim për zhvillim, duke qenë se e dimë se do të marrim këtë lloj mbështetjeje.”

Shpërndaje me miqtë

Artikuj të ngjashëm

Si po ndihmon industria e ndërtimit në ndërtimin e ekonomisë shqiptare
Zbulimi i një perle të fshehur: si po e mbështet Intesa Sanpaolo turizmin shqiptar
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0