• No Suggestions Result

Shërbimi Bankar Dixhital

SHERBIMI BANKAR DIXHITAL

Shërbimi Bankar Dixhital

Cilat janë disa aspekte të shërbimit Bankar Dixhital?

03/09/2021

Tashmë kur një klient vendos se më çfarë banke do të operojë, një nga faktorët që merr parasysh është sigurisht Shërbimi Online që ajo bankë ofron.

Shërbimi bankar dixhital, është mundësia për të përdorur produkte dhe shërbime bankare pa qenë nevoja për të qenë fizikisht në një degë të bankës. Në terma më të gjerë, nënkupton digjitalizimin e veprimtarive bankare të cilat më parë kryheshin vetëm në degë, si për shembull transferta, administrimin e llogarive etj.

Ky shërbim ju ndihmon që të kontrolloni veprimtarinë tuaj financiare duke mundësuar funksionalitete dhe mjete për të operuar nga rehatia e shtëpisë, zyrës apo çdo ambjenti tjetër ku ju ndodheni. Shërbimi bankar dixhital i referohet të gjitha veprimeve që mund të kryhen përmes kompjuterit ose aplikacionit në telefonat celular smart kudo që të jeni, mjafton që të keni akses në internet dhe të hyni duke përdorur kredencialet e dhëna nga Banka. Kryesisht ky shërbim ofrohet si:

 

-    Internet Banking: ku Klienti akseson nje URL në kompjuter që ka specifikime të caktuara teknike duke përdorur programe shfletimi specifike.

-    Aplikacion: i përdorshëm në pajisjet celulare smart që mund të shkarkohet nga dyqanet përkatëse të aplikacioneve. 

-    Responsive Banking: ku Klienti akseson një URL në kompjuter ose celular. Në këtë rast permbajtja e faqes përshtatet me pajisjen që përdoret.

 

Në varësi edhe të strategjisë që ndjekin bankat, ky shërbim mund të ofrohet me ose pa kosto.* Ndër elementet që duhet të konsideroni për sa i përket tarifave (nëse aplikohen) janë:

-    Komisioni periodik për shërbimin

-    Dhe Komisioni për lëshimin ose përdorimin e elementeve të sigurisë 

* Këto komisione janë të ndara nga kostot e tjera që aplikohen për aktivizimin apo përdorimin e produkteve të cilat ofrohen përmes shërbimit bankar online, si për shembull kostoja e transfertave, komisionet për lëshimin e një karte debiti etj. dhe duhen vlerësuar kundrejt funksionaliteteve që ofron platforma.


 

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0