• No Suggestions Result

PROMOVIMI I ARTIT

Prisni të papriturën këtë verë në Gallerie d’Italia në Milano

Në Gallerie D’Italia këtë verë do të mbahet një ekspozitë e re veprash, ku janë të shfaqura të gjitha blerjet e fundit nga grupi Intesa Sanpaolo. Kjo ekspozitë premton një udhëtim të veçantë përmes pikturës dhe skulpturës bashkëkohore.

03/08/2023

Nëse do të bëni një vizitë në Galleria d’Italia, në Milano gjatë muajve të verës, do të përjetoni një eksperiencë ndryshe, pasi do të keni mundësi të shihni ekspozitën e re të vendosur përkohësisht të quajtur “Una collezione inattesa. Viaggio nel contemporaneo tra pittura e scultura (Një koleksion i papritur. Një udhëtim nëpër pikturën dhe skulpturën bashkëkohore).

Në këtë ekspozitë janë të shfaqura më shumë se 70 vepra arti. Të gjitha janë blerje të fundit të kryera nga grupi Intesa Sanpaolo dhe janë të paekspozuara në të kaluarën në muzeun e grupit bankar në Milano. Sipas Luca Massimo Barbero, kurator i asociuar i koleksioneve të artit modern dhe bashkëkohor të Intesa Sanpaolo, ideja është që këto vepra të "fillojnë një dialog" me hapësirat e muzeut ku janë të vendosura ekspozitat e përhershme të tij, të quajtura Cantiere del '900. (Ky i fundit ofron një përzgjedhje të artit të shekujve 20 dhe 21 që banka zotëron, dhe tani shikohet nga vizitorët pasi kanë ecur nëpër Una collezione inattesa.)

Shfaqja fillon në sallën e madhe të hyrjes së muzeut me Femme Paysage të Jean Arp (1966): një skulpturë prej mermeri të bardhë, me forma sensuale dhe biomorfike, të cilat janë tipike për artistin. Kjo shfaqet në mes të tetë pjesëve të ngjashme të skulptorit italian Bruno De Toffoli. Krahasimi ilustron qëllimin e Intesa Sanpaolo për të ndërtuar një koleksion arti bashkëkohor të pasur me vepra arti, jo vetëm nga artistë vendas, por edhe nga ata ndërkombëtarë.

Figura e De Toffolit është e lidhur me Spatializmin - një lëvizje e udhëhequr pas Luftës së Dytë Botërore nga Lucio Fontana, një artist tjetër që shfaqet me veprat e tij në sektorin e ri të muzeut. Një dhomë kushtuar Fontanës përfshin një shembull të shkëlqyer të serisë së tij të famshme Tagli (Cuts), Concetto spaziale, Attese (1965). Tagli përbëhet nga piktura njëngjyrëshe që Fontana i preu me një thikë Stanley. Dhoma Fontana përmban punë nga fundi i viteve 1940, 50 dhe 60 dhe përfshin disa vepra më pak të njohura nga artisti, si p.sh. një grup pjatash balte të pikturuara me dorë të quajtur Antica Savona.

“Titulli i ekspozitës aludon për faktin se vizitorët do të shohin një anë të re të koleksionit të artit të Intesa Sanpaolo,” thotë Barbero. “Është ‘e papritur’ në këtë kuptim, por edhe në kuptimin që njerëzit me shpresë do të thellojnë njohuritë e tyre për artistët dhe lëvizjet e artit që mendojnë se i njohin tashmë.” Miku prej shumë kohësh i Fontanës, Fausto Melotti, është një tjetër artist veprat e të cilit janë të shfaqura në galeri. Në këtë galeri përfshihen 19 vepra që nuk janë shfaqur më parë në publik– ndër të cilat dallohen katër qeramika me xham nga një seri e njohur si Korai i tij. Kjo seri përbëhet nga figura femrash enigmatike, hieratike që dalin nga Greqia e Lashtë.

E ndërtuar gjatë disa dekadave, Intesa Sanpaolo ka një koleksion arti i cili numëron 35,000 vepra arti, duke filluar në mënyrë kronologjike përgjatë mijëvjeçarëve nga objektet arkeologjike tek arti bashkëkohor. Pikat kryesore shfaqen në katër muzetë e saj Galleri d'Italia: në Milano, Napoli, Vicenza dhe Torino. "Veprat e reja që shtohen e ndihmojnë koleksionin të qëndrojë aktual dhe njëkohësisht të zgjerohet duke treguar një pjesë më të madhe të historisë," thotë Barbero.

"Një shembull kryesor ishte dhurimi i koleksionit Luigi dhe Peppino Agrati, një nga zotërimet më të rëndësishme të artit bashkëkohor që ishte në pronësi private." Vëllezërit Luigi dhe Peppino Agrati ishin industrialistë lombardë, shumica e koleksionit të artit të të cilëve – duke përfshirë Concetto spaziale të Fontana-s, katër Korai të Attese dhe Melotti – iu dhuruan Intesa Sanpaolo-s në vitin 2018.

 

Melotti Fausto

"Coppia" - 1970 

Arti minimalist nga Italia dhe Shtetet e Bashkuara është gjithashtu i përfaqësuar mirë në Una collezione inattesa. Në galeri shfaqen veprat e artistëve të tillë si Enrico Castellani dhe Robert Ryman, si dhe Complex Form, një skulpturë e fituar së fundmi, e dizenjuar nga Sol LeWitt në 1986. E lyer me të bardhë në kompensatë, ajo është një nga eksperimentet shumë të admiruara të atij artisti me formën piramidale.

Një nga veprat e fundit të përfshira në galeri është Abstraktes Bild (1984) nga mjeshtri gjerman Gerhard Richter. Në ngjyrën e saj shkëlqyese, kjo pikturë abstrakte bie në kontrast të dukshëm me veprat minimaliste të shfaqura në sektorin përpara saj. Një nga veprat e fundit në pamje është Abstraktes Bild (1984) nga mjeshtri gjerman Gerhard Richter. Në ngjyrën e saj shkëlqyese, kjo pikturë abstrakte bie në kontrast të dukshëm me veprat minimaliste të shfaqura përpara saj.

Barbero është i saktë kur bëhet fjalë për terminologjinë dhe preferon që Una collezione inattesa të referohet si një shfaqje më shumë sesa një ekspozitë. Përse? Sepse kjo e fundit nënkupton bashkëpunim të jashtëm, ndërsa oferta në Milano është realizuar thjesht nga pronat e vetë bankës. Ekspozita është pjesë e Progetto Cultura të Intesa Sanpaolo-s, një nismë afatgjatë që synon përmirësimin e shoqërisë nëpërmjet pasurimit kulturor krahas pasurimit ekonomik. Manifestuar në sipërmarrje të panumërta në të gjithë Italinë që përfshijnë muzikë, kinematë, artin, teatrin dhe më shumë, Progetto Cultura nuk ka asnjë ekuivalent midis institucioneve financiare në Evropë.

 

Gerhard Richter

"Abstrakte Bilder" - 1994

Una collezione inattesa shënon një moment të rëndësishëm për Gallerinë d’Italia. Nëse në të kaluarën zakonisht do të kishim ndier nevojën për të përfshirë hua nga institucione të jashtme ose koleksionistë në çdo shfaqje të re, tani jemi në fazën kur mund të mbështetemi vetëm në koleksionin e pasur dhe të thellë të Intesa Sanpaolo-s.

"Una collezione inattesa. Viaggio nel contemporaneo tra pittura e scultura" do të jetë e shfaqur në Gallerie d'Italia, në Milano deri më 22 tetor 2023.

Shpërndaje me miqtë

Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0