• No Suggestions Result

EDUKIMI FINANCIAR

Diversifikimi dhe Luhatshmëria

Zbulo më shumë rreth termave financiare, në mënyrë që të merrësh vendime më të zgjuara për investimet e tua të rradhës.

04/01/2024

Çfarë është Diversifikimi?

Diversifikimi nënkupton investimin në dy ose më shumë instrumente financiare me karakteristika të ndryshme në aspektin e klasës së aseteve (aksione, obligacione dhe fonde), emetuesit (kompani të ndryshme), tregjet (zonat gjeografike, sektorët e prodhimit, vendet) dhe monedhat. Diversifikimi mund të jetë një strategji e mirë për të zvogëluar riskun e gjeneruar nga luhatshmëria e investimeve.

Zbulo më shumë në video-n e përgatitur:

Çfarë është Luhatshmëria?

Luhatshmëria mat ndryshimin e çmimeve të një instrumenti financiar gjatë një periudhe të caktuar: sa më e lartë luhatshmëria e një instrumenti financiar, aq më i madh është probabiliteti i fitimeve, por edhe risku i humbjeve. 

Në këto raste, luhatjet mund të krijojnë pasiguri : është ky momenti kur gjendja emocionale e investitorit merr një rol thelbësor. Për këtë arsye është e rëndësishme të vlerësohet klasa e aseteve në të cilat personi investon dhe periudha referencë e kohës, kur merret një vendim për investim.

Zbulo më shumë në video-n më poshtë:

Fondet Kolektive Eurizon

Zbulo më shumë rreth Fondeve të Investimit të ofruara nga Intesa Sanpaolo Bank Albania.

Kthehu në faqen kryesore
Të duhet ndihmë?

Kontakto shërbimin e klientit

Zgjidh asistencën e duhur

+355 68 7573 000

Shtyp 1 për Shqip; 2 për Anglisht; 3 për Italisht
Për t'u lidhur me Shërbimin e Klientit
1
Për të raportuar një Kartë të Humbur ose të Vjedhur
2
Për Shërbimet e Thesarit
3
Për t'u rikthyer në Menunë Kryesore
0